Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Limon Isufit

Aktuale

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Limon Isufit

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Limon Isufit, babait të nënkryetarit të partisë së tij, Ahmet Isufit.

Haradinaj shkroi se i ndjeri ishte një njeri i ndershëm, zemërmirë e patriot, që edukoi breza në frymën e atdhetarizmit.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e bacit Limon, babait të Ahmet Isufit. Limon Isufi, ishte një njeri i ndershëm, zemërmirë e patriot, që edukoi breza në frymën e atdhetarizmit. Ngushëllime të sinqerta, kolegut tonë Ahmet Isufi dhe familjes së tij, miqve e të afërmve. I pushoftë shpirti në paqe!”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat