Rakiq akuzon shqiptarët për mashtrim: “Aty ishin edhe serbët, por ata nuk u helmuan”

Aktuale

Rakiq akuzon shqiptarët për mashtrim: “Aty ishin edhe serbët, por ata nuk u helmuan”

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:38
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka hedhur poshtë dyshimet se zyrtarët e KQZ-së janë helmuar sot nga zarfet e votave të ardhura nga Serbia.

Me anë të një postimi në faqen e kësaj partie në Facebook, ai ka pretenduar se “në të njëjtin vend ishin edhe vëzhguesit serbë të cilët sipas tij nuk kanë ndjerë ndonjë erë dhe as nuk kanë pasur ndonjë problem shëndetësor”.

Rakiq po ashtu i ka shfajësuar edhe veprat e ngjashme kriminale të shtetit të Serbisë ndaj shqiptaqrëve të Kosovës në të kaluarën, duke aluduar se shqiptarët po gënjenin:

“Shfaqje të ngjashme kemi parë edhe në të kaluarën kur serbët dhe shqiptarët thithnin të njëjtin ajër dhe pinin të njëjtin ujë, por vetëm shqiptarët u ‘helmuan’”, shkroi ai.

Rakiq më tej pretendon se me anë të këtyre lëvizjeve të sotme është duke u bërë vjedhja e votave të popullit serb dhe kërkon nga ndërkombëtarët që të parandalojnë atë që ai e ka quajtur “farsë dhe vjedhje shoviniste me të cilën Prishtina po tallet me pjesëmarrjen e serbëve në këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat