Abdullahu ka një parashikim: Ja çfarë dëshmie janë zarfet e helmuara nga Serbia

Aktuale

Abdullahu ka një parashikim: Ja çfarë dëshmie janë zarfet e helmuara nga Serbia

Nga: N.H Më: 13 tetor 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë gjatë ditës. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se zarfet e helmuara nga Serbia janë dëshmi e freskët se më kënd kemi punë.

Sipas tij, “vonesat rreth numërimit të votave nuk po e forcojnë unitetin tonë, por po e trimërojnë armikun që rri zgjuar”.

Ja shkrimi i tij:

Uji flen armiku nuk flen - Zarfet e helmuara nga Serbia deshmi e fresket se me ken kemi pune - Vonesat rreth numrimit te votave nuk po e forcojne unitetin tone, por po e trimerojne armikun qe rri zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat