Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 07:28
Ilustrim

Ngjarjet sot.

Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë të hënën vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00).

Komuna e Rahovecit mban sesion informues për bizneset në thirrjen për aplikim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:30).

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë. (FFK, ora 11:00).

E mbijetuara e dhunës seksuale, anëtarja e QKRMT-së, Sh.S. dorëzon kallëzim penal rreth ngjarjes që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë. (Prokuroria Speciale, ora 11:00).

Organizohet protestë kundër vendimit të Akademisë Suedeze të Shkencave për dhënien e Nobelit për Letërsi autorit austriak Peter Handke. (Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ora 11:00).

Delegacioni i Federatës Malazeze të Futbollit dhe krerët e FFK-së bëjnë homazhe tek varri i legjendës, Fadil Vokrri. (Ora 11:30).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban edicionin e 14-të të ndarjes së çmimeve vjetore “Çmimi i gazetarisë për varfërinë”. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë, ora 15:00).

Në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, Kosova zhvillon ndeshjen kundër Malit të Zi. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:45).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat