QNR-ja pranon votat e ardhura nga diaspora, ja sa kohë do të marrë numërimi i tyre

Aktuale

QNR-ja pranon votat e ardhura nga diaspora, ja sa kohë do të marrë numërimi i tyre

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) tashmë kanë arritur mbi 15 mijë zarfe me votat nga diaspora.

Burim Ahmetaj përgjegjës i QNR-së, tha se votat me postë tashmë kanë arritur dhe do të veprojnë në bazë të procedurave.

“Tashmë kanë arritur votat me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Tash në bazë të procedurave të QNR-së do të veprojmë edhe me to deri në numërimin e tyre”, ka thënë ai.

Ahmetaj ka thënë se procesi i numërimit do të marrë kohë duke mos dhënë afat se kur do të përfundojë ky proces.

Sa i përket votave me kusht ai ka sqaruar se para se të fillohet me numërim duhet të bëhet krahasimi i atyre që kanë votuar me kusht dhe votuesve të rregullt.

“I kemi edhe votat me kusht të cilat nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit në bazën e tonë, sigurisht që duhet të pritet procesi i regjistrimit të votuesve me kusht procesi i regjistrimit të votuesve të rregullt të bëhen të gjitha krahasimet në më mënyrë që të bëhet të gjitha krahasimet në mënyrë që të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votave me postë”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj është shprehur se sa i përket procesit të rinumërimit të 314 kutive procesi është duke shkuar në rregull.

“Procesi u rinumërimit është duke rrjedhur normalisht edhe pse kemi të bëjmë me vendvotime të cilat kanë numër të madh të votuesve të cilët kanë votuar në vendvotim, janë së paku 400 votues të cilët kanë votuar dhe kjo na merr kohë 4 orë deri në 4 orë e gjysmë deri në numërimi e vendvotimeve”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat