Kosova nuk është pjesë e Serbisë, as koloni e saj

Aktuale

Kosova nuk është pjesë e Serbisë, as koloni e saj

Nga: M.H Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarvet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia. Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Në lidhje me këtë ngjarje që ndodhi në ditën e djeshme, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që shteti i Kosovës ka qenë gjithmonë në presion të Serbisë për ta kthyer në pronësi Kosovën, për këtë arsye Kosova duhet të tregoj seriozitet. Më tej, Shahu, tha që Kosova nuk është pjesë e Serbisë e as koloni e Serbisë.

“Serbia vazhdon presionin e vet për ta kthyer gjendjen e mëhershme kur ishte pronarë e Kosovës ose me marre çfarë të mundet me marrë. Kosova nuk ka treguar seriozitet sa duhet as nivel intelektual, është mashtruar dhe mundur shpesh në bisedime nga injoranca e individëve të caktuar të palës shqiptare”, u shpreh Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Aktualisht Kosovës i duhet me qenë më shumë se kurrë serioze, me njerëz të ditur në bisedime, mos më lëshue pe, me qenë konsekuent, mos me e lutë Serbinë, mos më lejua që Serbia të shfaqet viktimë, me qenë trima, me qenë të bindur se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, as koloni e Serbisë. Shpresoj se qeveria e re di të anulojë përparësitë e deritanishme të Thaçit më shokë”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat