Kufiri me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka një kërkesë për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Kufiri me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka një kërkesë për qytetarët e Kosovës

Nga: G.B Më: 14 tetor 2019 Në ora: 18:57
Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komisioni Shtetëror për kufirin Kosovë-Mali i Zi, ka thënë se ata kanë vizituar atë zonë dhe nga zhvillimet, ai ka apeluar që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, pasi të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi e as trupës punues në veçanti.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.
Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.
Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat