Mustafa takohet me Apostolovan, ja për çka biseduan

Aktuale

Mustafa takohet me Apostolovan, ja për çka biseduan

Nga: G.B Më: 14 tetor 2019 Në ora: 19:44
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

“Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese”, thuhet në komunikatën e LDK.

Ndërsa, Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu e Lutfi Haziri, anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi, Besian Mustafa dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat