Ambasadori britanik viziton Albin Kurtin

Aktuale

Ambasadori britanik viziton Albin Kurtin

Nga: G.B Më: 14 tetor 2019 Në ora: 19:51
Albin Kurti dhe Nicholas Abbott

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, VV ka thënë se ambasadori Abbott e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor, duke shtuar se Britania do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën dhe që përveç luftimit të korrupsionit, nevojitet edhe përqendrim i mëtejshëm edhe në krijimin e kushteve të reja për investime.

Ndërsa, Kurti derisa e falënderoi për përkrahjen e deritanishme, shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet.

Njoftimi i plotë i VV-së:

Kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë znj. Fitore Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, z. Samuel Paice.

Z. Nicholas Abbott e uroi Kryetarin Kurti për suksesin zgjedhor. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojë përkrahjen për Republikën e Kosovës. Përveç luftimit te korrupsionit, nevojitet edhe përqendrimi i mëtejshem edhe në krijimin e kushteve të reja për investime dhe mundësi për të rinjtë në vend.

Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Sa i përket procesit zgjedhor, ai tha se nevojitet adresimi i parregullsive dhe shkeljeve që e përcollën atë në komunat me shumicë serbe si dhe fillimi i dialogut nga poshtë me serbët lokal që jetojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat