Atifete Jahjaga i gëzohet fitores së Kosovës, lavdëron ekipin

Aktuale

Atifete Jahjaga i gëzohet fitores së Kosovës, lavdëron ekipin

Nga: V.R Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:04
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, nëpërmjet një deklarate publike ka lavdëruar lojën e Kosovës ndaj Malit të zi, ku Kosova shënoi fitore 2 me 0, shkruan “Bota sot”.

“Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema”, shkruan Jahjaga.

Postimi plotë:

Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020.

Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Lojë e paharrueshme!

Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat