Rexhep Selimi thotë se do të fillojnë menjëherë me çkapjen e shtetit, tregon cilat ministri i takojnë VV-së

Aktuale

Rexhep Selimi thotë se do të fillojnë menjëherë me çkapjen e shtetit, tregon cilat ministri i takojnë VV-së

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 00:02
Rexhep Selimi

Anëtari i Lëvzijes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Selimi ndër të tjera ka thënë edhe se me Vetëvendosjen do të ndodhë çkapja e shtetit. Ai ka thënë se koalicioni me LDK’në do të ndodhë por se VV’ja nuk do i lëshojë Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

“Kemi një plan shumë të mirë qeverisës. Por edhe partneri jonë e ka një plan të vetin. Duhet të i harmonizojmë këto plane dhe kështu do arrijmë një qeverisje të mrië”, ka thënë Selimi.

“Do të fillojmë menjëherë me çkapjen e shtetit”

Tutje ai ka thënë se nuk do të ketë hakmarrje politike ndaj askujt, dhe për të tilla thotë se kanë ndodhur vetëm në qeverisjet e kalaura.

“Pas 20 viteve ka pasur një gëzim të madh. Ne nuk jemi arrogant dhe nuk do të hakmerremi ndaj askujt. Nuk jemi sikur qeverisjet e kaluara”, tregon Selimi.

“Askush nuk duhet të frikësohet përveç atyre që e kanë shkelur ligjin. Le të frikësohen kriminelët. Njerëzit e drejtë nuk kanë se pse të frikësohen me qeverisjen tonë”

Tutje Selimi thotë se në këto dy ministri nuk do të lëshojnë pe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat