Albin Kurti ka disa fjalë për fitoren e madhe të Kosovës ndaj Malit të Zi

Aktuale

Albin Kurti ka disa fjalë për fitoren e madhe të Kosovës ndaj Malit të Zi

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 00:32
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, që për herë të parë ishte në stadium për ta ndjekur ndeshjen e kombëtares së Kosovës, ndjehet i gëzuar pas fitoreve të shqiptarëve

Kurti, i cili u komentua shumë për shkuarjen në stadium, postimin e fitorës ia ka dedikuar edhe Shqipërisë.

Ai thotë se është i lumtur që sot edhe Kosova e edhe Shqipëria shënuan fitore për ndeshjet e kualifikimeve në Euro 2020.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi. Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e sukseshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët, sado pak mundësi kur kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat