Buxhovi: Disa dëshmi të dhunimeve të luftës po fshihen, preken interesat e politikanëve

Aktuale

Buxhovi: Disa dëshmi të dhunimeve të luftës po fshihen, preken interesat e politikanëve

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 00:46
Jusuf Buxhovi

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është komentuar për fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi dhe rolin e tij krah propagandës së Millosheviqit.

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se viktimat e dhunës seksuale në Kosovë janë duke vdekur dhe, sipas tij, dokumentimi do të jetë shumë i vështirë.

“Situata nuk është si e vitit 1999. Në Gjakovë e dimë se femrat janë dhunuar kolektivisht te ish-fabrika e amortizatorëve”.

Buxhovi thotë se një libër i publikuar në bashkëpunim me EULEX-in dokumenton rreth 600 krime të dhunës seksuale deri në vitin 2000, por sipas tij edhe 700 të tjera nuk janë botuar.

“Janë të argumentuara edhe 700 raste tjera [të dhunimeve] por nuk po mundin ta botojnë sepse prekin interesat e disa politikanëve. ‘Jo, se më doli tezja, më doli nëna, motra…’ Ekzistojnë xhirimet që i kanë gjermanët… I kanë marrë para duarve filan komandantëve motrat dhe vajzat, e i kanë dhunuar… E këta pastaj krekosën. Pikërisht është krijuar triumfalizmi për t’u fshehur qyqarllëku”, tha Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat