Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 07:49
Ilustrim

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme.

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, mbahet “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë-organizim me MASHT-in dhe OJQ-të mjedisore, shënon Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

Mbahet takimi informues për prezantimin e dy skemave të granteve të BE-së. (Salla e Kuqe në Komunë e Prizrenit, ora 10:00)

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan organizon takimin “Fakultet-biznese”. (Salla A 34, ora 12:00)

Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. (Rr. “Bedri Gjini” në ish-restorant “Marsi”, Kodra e Trimave , ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat