Daçiq me urdhëresë me shenjën “shumë urgjent” për diplomatët serb nëpër botë

Aktuale

Daçiq me urdhëresë me shenjën “shumë urgjent” për diplomatët serb nëpër botë

Nga: Fatmir Beka Më: 15 tetor 2019 Në ora: 08:35
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq përmes një urdhërese drejtuar diplomatëve nëpër botë ka kërkuar që të bëjnë çdo gjë të mundur që të pengohet përpjekja e Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të Policisë, shkruan “ Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar se Prishtina nuk ka gjasa që të bëhet pjesë e Interpolit.

"Kosova nuk ka asnjë gjasë për pranim në Interpol, do të përjetojnë katastrofë", ka thënë Daçiq në prag të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kil.

Gazeta "Veçernje novosti" ka pasur mundësi të shoh telegramin e hapur që ministria e punëve të jashtme iu ka dërguar përfaqësive diplomatike në gjithë botën në të cilin Daçiq me shenjën “shumë urgjent” iu ka dërguar instruksione për veprim.

Në këtë telegram nënvizohet se evitimi i njohjeve të reja të Kosovës dhe tërheqja e atyre ekzistuese dhe pamundësimi i pranimit të Prishtinës në organizatat ndërkombëtare është çështje e interesit më të lartë kombëtar dhe prioriteti kryesor aktual në politikën e jashtme në të cilën është angazhuar e gjithë udhëheqja e Serbisë.

" Në dritën e mbledhjes së Asamblesë së përgjithshme të Interpolit në Santiago aktualisht është prioritet absolut vazhdimi i angazhimit  të rrjetit konsullor e diplomatik tek të gjithë anëtaret e kësaj organizate ", thuhet në telegram.

Në letrën e dërguar nga Daçiq shtohet se në rastin se Asambleja e Përgjithshme e Interpolit vendos për kërkesën e Prishtinës për pranim, është me rëndësi vota e secilit anëtar në këtë organizatë.

" Është i nevojshëm shtimi i angazhimit tek të gjitha shtete, qëndrimi i të cilave nuk janë të fortë në lidhje me mbështetjen  e pozicionit tonë” thuhet në letrën e ministrit Daçiq, përcjell “Novosti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat