Shteti i parë që deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol - Bota Sot
Shteti i parë që deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Aktuale

Shteti i parë që deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:54
Ilustrim

Kina është shteti i parë që sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, .

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kinës, Daki Duan, në Asamblenë e Përgjithshme në Interpol.

Sipas fjalëve të  zv/kryeministrit të Serbisë, Kina nuk ka ndryshuar aspak qëndrim në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare të sigurisë mban punimet prej 15 deri më 18 tetor në Kili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat