Avokati Tomë Gashi publikon një dorëshkrim të Astrit Deharit të shkruar në burg, ja çfarë kishte paralajmëruar

Aktuale

Avokati Tomë Gashi publikon një dorëshkrim të Astrit Deharit të shkruar në burg, ja çfarë kishte paralajmëruar

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:14
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka publikuar një fotografi, dorëshkrim i Astrit Deharit, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka ndërruar jetë në mënyrë ende të pasqaruar në burg.

Gashi, thotë se, tani po dihet pse e vranë, pasi, sipas tij, Dehari e dinte nga burgu se pas 2 viteve do të vjen Vetëvendosje në pushtet.

Avokati tutje pohon se, Dehari kishte shumë arsye për të jetuar deh për të pritur fitoren e Vetëvendosjes, por nuk e lanë.

Postimi i plotë:

Astrit Erdhi Dita…!

Tani po dihet pse e vranë...! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019.

Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!

Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.

Pse nuk e bëjnë publike …!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat