Mediat serbe: Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol, qeveria e Kosovës pa përgjigje

Aktuale

Mediat serbe: Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol, qeveria e Kosovës pa përgjigje

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:12
Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka njoftuar se aplikimi për pranim në Interpol nga ana e Kosovës është tërhequr para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që pritet të mbahet në Santiago të Kilit.

Stefanoviq që aktualisht gjendet në Kili për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, në profilin e tij në Twitter ka shkruar se “falë punës së palodhshme të delegacionit të Serbisë, aplikimi i Kosovës për pranim në Interpol është tërhequr para se të fillojë Asambleja e Përgjithshme”.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se sot në ora 15:00 kanë marrë notën verbale, në të cilën thuhet se Ramush Haradinaj ka kërkuar të tërhiqet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat