Haradinaj kërkon shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL për një vit

Aktuale

Haradinaj kërkon shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL për një vit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke marrë parasysh rrethanat e krijuar, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhëshm, njofton zyra e kryeministrit.

Ndërkaq  zyrtarët serb kanë deklaruar se një shënim iu dërgua Ambasadës Serbe në Parise këtë pasdite, me të cilën Haradinaj e ka shtyrë procesin e anëtarësimit në INTERPOL, ka njoftuar  Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç për një media serbe.

Tërheqja vjen në të njëjtën ditë kur fillon seanca e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL, me çështjen e anëtarësimit të Kosovës të planifikuar në rendin e ditës.

Kjo është hera e dytë që Kosova tërhiqet nga përpjekja për anëtarësim në INTERPOL. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat