Abelard Tahiri tërhiqet nga vendi për emërimin e noterëve

Aktuale

Abelard Tahiri tërhiqet nga vendi për emërimin e noterëve

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:49
Abelard Tahiri

Ministri në largimi i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të bëjë asnjë veprim në lidhje me emërimin e noterëve e që është në kundërshtim më ambasadat e huaja në Kosovë.

Tahiri ka thënë se për 3-4 ditë do të “kuptohen veprimet e tij në lidhje me noterët” dhe se është në konsultim për këtë çështje me misionet diplomatike.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me misionet diplomatike që kanë treguar interesim për këtë çështje. Nuk do të ndërmarr asnjë hap të njëanshëm që mund ta dëmtojë procesin e noterisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri, për KD.

Një ditë me parë Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar nga ministri Tahiri që të mos emërojë asnjë noterë dhe këtë çështje të ia lë në dorë qeverisë se re. Por gjatë ditës se hënë Tahiri përmes një komunikate të lëshuar nga MD-ja ka këmbëngulur që procesi I noterëve do të përfundohet siç ka thënë ai në përputhje me ligjin. Pas kësaj komunikate ka reaguar ambasadori I Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt I cili ka paralajmëruar mosnjohjen e akteve noteriale nëse vazhdohet ky proces.

Për dallim nga komunikata e djeshme Tahiri sot ka thënë që vendimet e tij në lidhje me procesin e emërimit ose jo të noterëve do të bëhen në koordinim me përfaqësuesit e ambasadave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat