Ulëset në Kuvend – ja sa deputetë i humb VV nëse Nisma-AKR e kalon pragun

Aktuale

Ulëset në Kuvend – ja sa deputetë i humb VV nëse Nisma-AKR e kalon pragun

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:11
Albin Kurti

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse e kalon pragun me 5.02 për qind të votave të fituara, sipas rezultatit të rinumërimit të 82.49 për qind të votave nga 314 vendvotime që janë duke u rinumëruar.

E me kalimin e pragut zgjedhor nga koalicioni Nisma-AKR do të dëmtohen edhe subjektet e tjera politike sa i përket ulëseve në Kuvend.

Një nga partitë që do të preket më së shumti nga hyrja potenciale e koalicionit Nisma-AKR në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, e cila dot’i humbte dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga 31 ulëse që merr sipas rezultatit preliminar të 100 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Vetëvendosje do të kishte vetëm 29 ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalon pragun.

Sipas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), pas rinumërimit të 82 për qind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2019.

E, me kalimin e pragut zgjedhor sipas këtij rezultati – me 5.02 për qind të votave të fituara -, koalicioni Nisma-AKR do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat