Vjosa Osmani takohet me një person të rëndësishëm në SHBA

Aktuale

Vjosa Osmani takohet me një person të rëndësishëm në SHBA

Nga: V.R Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:22
Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në SHBA, është takuar me drejtorin për Evropë nga Këshilli për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Erath, shkruan “Bota sot”.

Në takim, është diskutuar rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën.

Postimi plotë:

Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim. ?? ??

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat