Mogerini: Hyrja e Ballkanit në BE do pamundësoj luftën në kontinentin e vjetër dhe e bënë BE-në fuqi globale

Aktuale

Mogerini: Hyrja e Ballkanit në BE do pamundësoj luftën në kontinentin e vjetër dhe e bënë BE-në fuqi globale

Nga: F.B. Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:56
Federika Mogerini

Shefja e diplomacisë së BE në largim Federika Mogerini ka deklaruar se BE duhet të stabilizohet edhe bashkohet në kontinentin e saj me futjen e Ballkanit Perëndimor në Union, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

" Që të bëjmë luftën dhe konfliktet të pamundshme në kontinentin tonë, duhet që të bashkojmë Evropën duke e futur Ballkanin në BE ", porositi Mogerini.

Ajo në fjalimin rreth “Rolit të BE-së si lojtar global” në Universitetin Oksford ka nënvizuar se Evropa do të jetë fuqi e madhe globale vetëm nëse kryen punën në stabilizimin e kontinentit të saj dhe nëse bënë që kurrë mos të ketë luftë në Evropë.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse bashkohet kontinenti përkatësisht nëse Ballkani perëndimor bëhet pjesë e BE-së.

"Viteve të fundit kemi pasur hapa konkret, duke nis nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përparim me rëndës edhe përkundër pengesave  janë arritur në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ajo.

 Mogerini vlerësoi se të gjashtë partnerët e regjionit kanë krye reforma kyçe ndërsa liderët dhe popujt e Ballkanit janë vetëdijesuar për rëndësinë e bashkëpunimit.

"Që të mund të konsolidohet përparimi në Ballkan, tash është koha që të hapen bisedimet  me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendime të drejta në ditët në vijim”, përfundoi Mogerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat