“Shengeni ballkanik” luftë varfërisë në Kosovë? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Aktuale

“Shengeni ballkanik” luftë varfërisë në Kosovë? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:27
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e sheh “shengenin ballkanik” si një mundësi për të luftuar varfërinë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora”, Kurti tha se Kosova është e varfër sepse nuk ka akumulim të kapitalit dhe akumulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria.

Sipas Kurtit, Kosova duhet të kthehet në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton.

Pjesë nga intervista: 

Jeni shprehur sistematikisht se do bëni një luftë të vazhdueshme për të luftuar varfërinë. A nuk do të ishte një mundësi ky "shengeni ballkanik" si pjesë e ndër rajonalitetit të marrëdhënieve? 

Albin Kurti: Nuk besoj që ne jemi të varfër sepse i mungon liria e qarkullimit të kapitalit apo njerëzve. Por ne jemi të varfër, e të papunë sepse nuk kemi akumulim të kapitalit dhe akumulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria. Prodhimtaria është industriale, bujqësore dhe zejtare dhe ne kemi deficite të tmerrshme tregtare, të cilat na i mbulon dhe përkthehet në mbijetesë, Diaspora jonë me remitancat e shumta. Shqipëria e ka diasporën e saj në Itali e Greqi, Kosova e ka në Zvicër dhe në Gjermani dhe ata neve na kompensojnë për ato deficite të tmerrshme tregtare që i kemi. Në Kosovë raporti 1 me 9, në Shqipëri nëse nuk gaboj është 1 me 3. Ne duhet të kthehemi në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e kapitalit, edhe të financave, edhe të njerëzve. Kjo ka të bëjë me mungesën e bazës industriale të prodhimtarisë vendase, e cila do të na i zëvendësonte importet dhe do të na rriste eksportet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat