E thotë Dardan Molliqaj: Nëse do të shkonte në koalicion me LDK-në, PSD do të kishte rezultat shumë më të mirë

Aktuale

E thotë Dardan Molliqaj: Nëse do të shkonte në koalicion me LDK-në, PSD do të kishte rezultat shumë më të mirë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 00:20
Dardan Molliqaj

Ish-deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë në televizion pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Molliqaj, në “Debat Plus”, ka thënë se një koalicion me LDK-në, PSD-në do ta nxirrte shumë më mirë edhe dhe LDK-në do ta nxirrte fituese të zgjedhjeve.

Ai ka thënë votuesit e PSD-së ishin për ndryshim dhe ky ndryshim është interpretuar se nuk mund të arrihet me AAK-në, që ka qenë pjesë e qeverisë.

“LDK-ja ka refuzuar një ofertë të tillë. Ajo kishte frikëra të ndryshme. Ata thoshin që aq shumë kemi dallime në parti sa që është shumë e vështirë të marrim një vendim të tillë”.

Ai thotë shkuarja me AAK-në ishte pjesë e një blloku ku do të ishin edhe NISMA dhe AKR.

“Ideja ka qenë që në koalicion mes AAK-së, PSD-së, NISMA-s dhe AKR-së konsiderohej fitues. Por në fund NISMA refuzoi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin me AAK-në”.

Molliqaj thotë se nxjerrja e Vjosa Osmanit si kandidate nga LDK-ja ka dëmtuar AAK-në në zonën e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat