Haradinaj përkujton dëshmorin Adrian Kransiqi: Krenohem që u njohëm në ditët e lavdisë

Aktuale

Haradinaj përkujton dëshmorin Adrian Kransiqi: Krenohem që u njohëm në ditët e lavdisë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:40
Adrian Krasniqi

Sot bëhen 22 vjet, nga rënia heroike e dëshmorit Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës.

Në këtë përvjetor të rënies së tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i ka kushtuar disa fjalë jetës dhe veprës së tij.

Ai ka thënë se ndjehet krenar për kohën se kur është njohur me dëshmorin Adrian Krasniqi.

“Ishe student i dalluar po aq sa dhe luftëtar. Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës.

Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral.

Duke u përulur para veprës tende madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur.

Lavdi e përjetshme!

RH”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat