Jakup Krasniqi tregon se a e ka kaluar pragun zgjedhor koalicioni Nisma-AKR-PD

Aktuale

Jakup Krasniqi tregon se a e ka kaluar pragun zgjedhor koalicioni Nisma-AKR-PD

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:02
Jakup Krasniqi

Mbrëmë mediat kanë raportuar se koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Por, asnjëra nga këto parti nuk ka dhënë deklaratë zyrtare nëse kanë arritur që përfundimisht të bëhen pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta ka kontaktuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqin, për të mësuar nëse ky koalicion ka informacione zyrtare për arritjen e 5 për qindëshit.

Krasniqi beson se ky koalicion e ka kaluar pragun por thotë se janë në pritje te rezultateve përfundimtare.

“Duhet ta presim rezultatimn përfundimtar, unë përvete po e pres rezultatin final. Besojmë që veç e kemi kaluar, por duhet ta presim rezultatin përfundimtar”, tha Kransiqi.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas rinumërimeve eventuale, do të publikojë rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat