Blerim Latifi: Këta janë zyrtarët që po e shkatërrojnë shtetin

Aktuale

Blerim Latifi: Këta janë zyrtarët që po e shkatërrojnë shtetin

Nga: N.Sh Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:32
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook ka përmendur faktorët të cilat janë duke shkatërruar procesin elektoral dhe tërë shtetin.

Ai ka shkruar disa gjëra për të cilat shton se, kush mundet të godas krimin në hallkat që ai ka përmendur meriton të quhet shpëtimtar i shtetit të Kosovës.

"E para, nuk janë të gjithë zyrtarët e këtyre kategorive të kriminalizuar, shumë e shumë prej tyre janë njerëz që punojnë aty me nderë e profesionalizëm. E dyta, këto nuk janë kategoritë e vetme që ushqejnë krimin brenda institucioneve të shtetit, por këto janë tri hallkat që mirëmbajnë lidhjet e politikës me krimin. Kush arrin të godas krimin në këto tri hallka, meriton të quhet shpëtimtar i shtetit të Kosovës nga skenari i dështimit të tij", ka shkruan ai, transmeton gazeta "Bota sot".

Postimi i plotë i Latifit:

Krimet kundër shtetit të Kosovës ndodhin në tri kategori zyrtarësh: tek komisionerët e zgjedhjeve, të cilët e korruptojnë procesin elektoral dhe kështu e deformojnë parimin themelor të demokracisë, tek shefat e prokurimit, të cilët mundësojnë zhvatjen e shtetit, përmes orkestrimit të tenderëve publikë dhe tek zyrtarët e policisë së krimeve ekonomike, të cilët, në vend se ta luftojnë krimin, bashkëpunojnë me krimin, për të marrë një pjesë të përfitimeve të tij, përmes metodës së shantazhimit me dosjet e hetimeve.

Dy gjëra duhet të mos harrohen: E para, nuk janë të gjithë zyrtarët e këtyre kategorive të kriminalizuar, shumë e shumë prej tyre janë njerëz që punojnë aty me nderë e profesionalizëm.

E dyta, këto nuk janë kategoritë e vetme që ushqejnë krimin brenda institucioneve të shtetit, por këto janë tri hallkat që mirëmbajnë lidhjet e politikës me krimin. Kush arrin të godas krimin në këto tri hallka, meriton të quhet shpëtimtar i shtetit të Kosovës nga skenari i dështimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat