Ramadani: Pedofili rus e zbulon Rusinë primitive e Serbinë e varfër

Aktuale

Ramadani: Pedofili rus e zbulon Rusinë primitive e Serbinë e varfër

Nga: G.B Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:08
Ilustrim

Ish-ministri në detyrë i mbrojtjes, Burim Ramdani, ka reaguar pas arrestimit të pedofilit rus në Prishtinë, derisa ka thënë se ai e zbulon Rusinë primitive e Serbinë e varfër, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rusi dëshmon agresion rus në mungesë të ofertës së vlerës njerëzore, në mungesë të ofertës demokratike e zhvillimeve ekonomike!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

PEDOFILI RUS E ZBULON RUSINË PRIMITVE E SERBINË E VARFËR

Ky farë rusi Artyom Skrobov, si një ekspert i këtij lloji të çështjeve kibernetike, një pedofil si ky, nuk dëshmon asgjë tjetër përveç një agresioni rus, në mungesë të ofertës së vlerës njerëzore, në mungesë të ofertës demokratike e zhvillimeve ekonomike! That's primitive Russia!
Por, ai na zbuloi edhe një foto nga Kragujevci, si duket stacion treni. Foton shiheni vet!
No comment: That’s Serbia, Russians ally!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat