SHBA do të vazhdojë përkrahjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë - Bota Sot
SHBA do të vazhdojë përkrahjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Aktuale

SHBA do të vazhdojë përkrahjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:10
Foto

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë kanë vizituar ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku ku kanë marrë konfirmimin e ShBA-së për fuqizimin e mëtutjeshëm të institucioneve të drejtësisë.

Në një njoftim për media, IPK bënë të ditur se në takimin që kanë pasur me menaxheren e Programit ICITAP, Kimberly Riffe dhe zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J.Giacobbe, Jr, është ritheksuar përkushtimi i fortë i Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimi i përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit.

“Nikoqirët  e takimit ritheksuan përkushtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimin e përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit te ligjit në përgjithësi dhe ne veçanti për Inspektoratin Policor te Kosovës, ku do të vazhdojë që nëpërmjet  stafit dhe programeve të tyre  të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit profesional të institucionit.

Pas takimit njoftues lidhur me  historikun dhe hapjen e ambasadës së re, përfaqësuesit e IPK-së vizituan hapësirat e ambasadës dhe ambientet e përbashkëta të punës së ICITAP & OPDAT”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat