Tjetër takim i madh, çfarë sinjali po çojnë amerikanët me kandidaten e LDK-së për kryeministre? Flet Vjosa Osmani

Aktuale

Tjetër takim i madh, çfarë sinjali po çojnë amerikanët me kandidaten e LDK-së për kryeministre? Flet Vjosa Osmani

Nga: N.H Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:24
Mathew Palmer dhe Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre Vjosa Osmani pasi dje ka bërë një paraqitje befasuese në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare, ajo sot ka zhvilluar edhe një tjetër takim të rëndësishëm.

Kësaj radhe, Osmani në Departamentin e Shtetit është pritur nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer.

Këtë takim e ka bërë të ditur vet Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkruan Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Osmani është pritur nga John Erath, që është Drejtor për Evropë në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat