Liburn Aliu i kundërpërgjigjet Aleksandar Vuçiqit, ka një porosi për presidentin e Serbisë

Aktuale

Liburn Aliu i kundërpërgjigjet Aleksandar Vuçiqit, ka një porosi për presidentin e Serbisë

Nga: N.H Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:03
Liburn Aliu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Liburn Aliu ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për paraqitjen e flamurit shqiptar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu shkruan se Vuçiq duhet ta dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti.

Ja shkrimi i tij:

Presidenti i Republikës së Serbisë ka shprehur shqetësim pse një subjekt politik në Republikën e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë bëj pjesë, në zyrat e saj mban flamurin shqiptar.

Presidenti i Serbisë le të dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti. Lëvizja i ka fituar zgjedhjet e do të qeverisë, në bashkëpunim me minoritetet e duke i çliruar ato prej shantazheve e instrumentalizimeve. Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese.

Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat