Konjufca: Më herët qytetarët nuk e kanë ditë kurrë kush me kë po shkon pas zgjedhjeve, këtë herë e kishin të qartë

Aktuale

Konjufca: Më herët qytetarët nuk e kanë ditë kurrë kush me kë po shkon pas zgjedhjeve, këtë herë e kishin të qartë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:24
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizje Vetëvendosje ka deklaruar se kjo fitore e VV-së ishte fitoren në secilin dimension.

Sipas tij kjo ishte fitore e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës dhe e shoqërisë e cila ka qenë në nivelin më të lartë organizativ.

“Pas asaj që i ndodhi VV-së brenda në 2017-2018, pas një zgjidhje dhe përcaktimi të LDK-së për me maksimizu votën me strategji, dhe pas një trinomi të pushtetit PDK-AAK-NISMA të cilat kanë qenë të tmerrshme në kuptimin e keqpërdorimit të pozitave publike, të buxhetit të Kosovës duke fillu nga aspekti material teknik, i veturave, buxheti të parave, derivateve e logjistikës, tenderëve e kushtëzimeve, punësimit në shkëmbim të votave, këtij trinomit PAN nuk ka kush ua kapërcen se prej kur qeverisin kanë qeverisë prej këtyre metodave. Populli me dal pa kurrfarë interesi material me u përcaktu vetëm për idenë e ndryshimit dhe të pastër me u dhënë fund dhe me i zhvendos këta e me i besu VV-së me programin e saj të sinqertë sesa thjeshtë ndryshimeve të momentit të fundit të LDK-së dhe përkundër kësaj me e vendos VV-në të parën, pas disa viteve njerëzit do e konsiderojnë vërtet një vetëdijesim të favorshëm”, tha Konjufca në Pressing.

Konjufca shtoi se pati përcaktim edhe mediatik pro ndryshimin dhe se s’ishte aspak ndarje brutale.

“Një nga gjërat më të rëndësishme në këtë fitore do ta quaja ‘Fitore e transparencës’. Sepse kurrë në Kosovë nuk e ke dit kush me kë do të shkojë pas qeverisjes, kjo ka qenë tmerri më i madh për qytetarin e Kosovës. Rëndësinë më të madhe e shoh tek një qartësim edhe para se të fillojë fushata zgjedhore, VV është përcaktuar. Zgjidhja është kjo, opozita e deritashme të kthehet në qeverisjen e ardhshme, kjo qeverisje e ka përmbajtjen VV-LDK dhe renditja më e mirë pozitive që në të vërtet me ndodhë dhe mos me pas alternativa tjera është me qenë VV-LDK dhe kështu vendosi elektorati. Elektorati i ka besu më së shumti transparencës së VV-së dhe kanë menduar se nëse ua japim votën është vota më e sigurt për ndryshim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat