Konjufca kujton kohën kur Thaçi thoshte se Bondsteeli do largohej nga Kosova

Aktuale

Konjufca kujton kohën kur Thaçi thoshte se Bondsteeli do largohej nga Kosova

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:06
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me amerikanët. Ai thotë se Kosova nuk duhet të frikësohet në dialog me Serbinë dhe duhet të tregojë vullnetin e saj. Tutje ai shton se kërcënimet e disave se gjoja amerikanët po na kthejnë shpinën nuk janë reale. Ai për këtë e përmend një rast konkret.

“Në kohën kur Thaçi po bënte presion të jashtëzakonshëm mbi LDK’në për idenë e tij ndodhi diçka e çuditshme”, thotë Konjufca.

“Ai në mënyrë fantome u shfaq në shtëpinë e Isa Mustafës në mes të natës duke i treguar se gjoja amerikanët kanë thënë se do të largojnë Bondsteelin nga Kosova nëse nuk arrihet një marrëveshje”

Konjufca tregon se çfarë kishte ndodhur pastaj.

“Ambasada e SHBA’së menjëherë pati reaguar duke thënë se kush luan me këso skenar të rrezkishëm nuk është mik i Amerikës”, tregoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat