Millaku falënderon bashkatdhetarët: U dëshmua edhe njëherë se mërgata nuk e harron vendlindjen

Aktuale

Millaku falënderon bashkatdhetarët: U dëshmua edhe njëherë se mërgata nuk e harron vendlindjen

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:00
Drita Millaku

Deputetja e ardhshme nga radhët e LVV, Drita Millaku, ka thënë se, u dëshmua edhe njëher se mërgata nuk e harron vendlindjen, se sa herë ka nevojë është e gatëshme të kontriboj në çfardo mënyre që vendi të ecë në binarët e duhur.

Postimi në Facebook:

Të dashur bashkatdhetarë, vullneti dhe angazhimi juaj në mërgat prej gushtit e deri me 6 tetor për ndryshim në vendlindje ka qenë i jashtzakonshëm.
Nuk ka qenë shumë më ndryshe prej herave tjera, sa herë ka pas nevojë vendlindja.
Fatkeqësisht sistemi qeverisës i pas luftës ka tentuar gjithmonë mërgatën ta anashkaloj edhe të ia mohoj edhe të drejtën për votim, edhe të drejtën për angazhim politik edhe për investim me barriera të ndryshme. Ky sistem i donte vetëm parat e mërgatës, duke i grabitur ato në mënyra të ndryshme.
U dëshmua edhe njëher se mërgata nuk e harron vendlindjen, se sa herë ka nevojë është e gatëshme të kontriboj në çfardo mënyre që vendi të ecë në binarët e duhur.
Përkundër procedurave të komplikuara për votim, përkundër barrierave që i ka vendos sistemi, mërgata arrijti ti dërgoj rreth 13500 fletëvotime, e 4500 të tjera u refuzuan pa të drejtë. Nga këto 13500 fletëvotime 7033 ishin për Lëvizjen.
Falenderim i sinqert për të gjithë ju bashkatdhetarë, anëtarë e aktivist të Lëvizjes që e mundësuat këtë ndryshim, me votën dhe angazhimin tuaj.
Erdhi dita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat