Për vjedhjen e votave brenda partive ka reaguar përsëri kandidati për deputet i PDK-së, Blerim Latifi.
Duke cituar një deklaratë të kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka e cila tha se lufta brenda llojit e kandidatëve për deputetë është e pistë, Latifi shtroi pyetjen se a i duhen Kosovës edhe 20 vite tjera për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive.
Postimi i plotë:
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së: “Lufta brenda llojit e kandidatëve të partive është e pistë. Komisionerët e prishën procesin”.
Gati 20 vjet u deshtën për ta tejkaluar vjedhjen e votave midis partive! A thua do të duhen po kaq vite për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive?
Të tillë jemi ne: përmirësohemi të fundit në kontinent!