Thaçi pret Konteshën Sophie të Wessex, bisedojnë për viktimat e dhunës seksuale

Aktuale

Thaçi pret Konteshën Sophie të Wessex, bisedojnë për viktimat e dhunës seksuale

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 12:07
Hashim Thaçi dhe Kontesha Sophie të Wessex

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Lartmadhërinë e saj, Konteshën Sophie të Wessex, me të cilën ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në ballafaqimin me të kaluarën, veçanërisht kur janë në pyetje viktimat e dhunës seksuale.

Thaçi falënderoi për vizitën dhe angazhimin e Konteshës së Wessex-it, por edhe të Britanisë së Madhe në përgjithësi.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme të Britanisë së Madhe, veçanërisht për punën dhe angazhimin në ballafaqimin me plagët si kjo e viktimave të dhunës seksuale në luftë”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Pjesëmarrja juaj, mesazhet tuaja, janë inkurajim për viktimat dhe për tërë shoqërinë”, shtoi ai.

Lartmadhëria e saj, Kontesha e Wessex-it, u shpreh se është e rëndësishme që viktimat të marrin kujdesin, vëmendjen dhe përkrahjen e duhur.

Presidenti Thaçi dhe Kontesha e Wessex-it u pajtuan se është përgjegjësi e të gjitha segmenteve të shoqërisë që të bëjnë sa më shumë për akomodimin e të gjitha viktimave të luftës, në veçanti të viktimave të dhunës seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat