Ramadani: Qeveria e re të mos ndryshojë orientimin e Kosovës sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes

Aktuale

Ramadani: Qeveria e re të mos ndryshojë orientimin e Kosovës sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:40
Burim Ramadani

Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se me formimin e Qeverisë së re të mos ndryshohet orientimi i Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, forcimi, avancimi dhe modernizimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të bëhet sipas planifikimeve dhe në përputhje të plotë me standardet amerikane dhe të NATO-s. Këtu duhet përshirë edhe doktrinat, edhe pajisjet, edhe sistemet e armatimit, edhe të komunikimit.

Postimi në Facebook:

Qeveria e re të mos ndryshojë orientimin e Kosovës.
Kjo, më specifikisht, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Forcimi, avancimi dhe modernizimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të bëhet sipas planifikimeve dhe në përputhje të plotë me standardet amerikane dhe të NATO-s. Këtu duhet përshirë edhe doktrinat, edhe pajisjet, edhe sistemet e armatimit, edhe të komunikimit.
Rruga e Kosovës në këtë dimension nuk duhet të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat