Kurti në Britaninë e Madhe takohet edhe me ministrin Pincher

Aktuale

Kurti në Britaninë e Madhe takohet edhe me ministrin Pincher

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:05
Albin Kurti dhe Christopher Pincher

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe ka takuar edhe Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, Christopher Pincher.

Ai tha se me të ka biseduar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik në mes të dy shteteve.

Kurti shkroi se Pincher ka uruar për rezultatin dhe suksesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Sot në kuadër të takimeve në qeverinë britanike takova Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, z. Christopher Pincher. Biseduam për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Falënderova Ministrin Pincher për mbështetjen e shtetit të tij dhe ndihmën për vendin tonë në luftë e në paqe, për liri e pavarësi, si dhe për zhvillim, siguri, drejtësi e demokratizim. Ai na uroi për rezultatin dhe suksesin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e interesimin për të vazhduar e intensifikuar raportet midis dy shteteve tona me t’u formuar qeveria e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat