Haradinaj dhe Drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF

Aktuale

Haradinaj dhe Drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj, Caroline T. Nguyen

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë më delegacionin e MCC-së, kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes CDF (Compact Development Fund), që do të mbështesë aktivitetet e profizibilitetit të projekteve të dorëzuara nga Qeveria e Kosovës në MCC në korrik të këtij viti.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka njoftuar Drejtoreshën Nguyen për zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme duke forcuar institucionet e vendit dhe në këtë rrugëtim do të vazhdojë angazhimin që të avancojë edhe në partneritete të kësaj natyre, që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe në fuqizimin ekonomik të vendit.

“Kontributi i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challange Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën, dhe veçmas tani me programet e MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme.

Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, vlerësoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër hap i madh, që çon në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të shumë projekteve të rëndësishme në vend dhe Kosova është e vendosur që të zbatojë obligimet e saj karshi këtij bashkëpunimi.

Ndërkaq, Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine falënderoi kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për pritjen e sotme dhe vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat