LDK dhe VV flasin pas takimit, këto janë çështjet ku arritën marrëveshje

Aktuale

LDK dhe VV flasin pas takimit, këto janë çështjet ku arritën marrëveshje

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2019 Në ora: 13:30
Ekipet punuese të VV dhe LDK, janë takuar sot për të përafruar programin e tyre qeverisës

(E plotësuar) - Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje pas takimit Avdullah Hotin dhe Lumir Abdixhikun nga LDK ka dhënë detaje se çfarë diskutuan aty.

Në takim, sipas Konjufcës nuk është diskutar për ndarjen e ministrive po për tema të rënëdësishme dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

“Krejt qka muj  të ju them është se  keni një komunikatë se cilat ishin tema e  diskutuara ara ne takimin e pare per Qeverinë e re të ardhshme. Janë fol temat më të rënëdësishme dhe reformat me të  thella sektoriale gjëja që  mund  t’i kontribonte kësaj atmosfere të mire të bashkëpunimit do të ishte një lloj mirëbesimi ndërmjetvete

Ne kemi shume nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi . Nuk shtë fol as për ministri as per ndarje të tjera.

Nuk ka qenë takim për kushte, temat më të rëndësishme që e presin qeverinë menjëhere në ditën e parë dhe reformat sektoriale”, tha Konjufca.

****

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje, njofton "Bota sot".

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.

***

Grupi punues i Vetëvendosjes ka arritur në selinë qendrore të LDK-së, ku do të mbahet takimi i parë për harmonizim të programeve të paralajmëruara pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Pjesë e takimit nga Vetëvendosja janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.

Nga LDK-ja, ndërkaq, grupi punues përbëhet nga Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Ky është takimi i parë, pasi që paraprakisht ishte diskutuar në nivel të liderëve.

Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-ja ka dalë e para, ndërsa LDK-ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

***

Ekipet punuese të VV dhe LDK, janë takuar sot për të përafruar programin e tyre qeverisës, njofton "Bota sot".

Video gati brenda 5 min...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat