QNR nga dje rinumëron 45 vendvotime

Aktuale

QNR nga dje rinumëron 45 vendvotime

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 13:38
QNR

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 45 vendvotime.

Sipas koordinatori të QNR-së, Burim Ahmetaj brenda ditës pritët të numërohen gjithsej 90 vendvotime, madje ai shprehet optimist se brenda 7 ditëve do përfundon edhe ky proces i rinumërimit të vendvotimeve.

Ahmetaj: Deri tani kemi rinumëruar 45 vendvotime

“Gjatë ditës së djeshme ka filluar në orën 16:00 procesi i rinumërimit, janë rinumëruar 45 vendvotime, aktualisht në këto vendvotime janë edhe 23 vendvotime të cilat janë në proces dhe mundësia e rinumërimeve brenda ditës është dikur rreth 90 vendvotime që rinumërohen dhe konsiderojmë që brenda 7 ditësh ky proces ndoshta do të mund të përfundohet”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetaj, procesi i numërimit është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem procedural.

Ahmetaj: Problem procedurale sa i takon procesit të rinumërimit nuk kemi

“Nuk kemi probleme procedurale sa i përket procesit të rinumërimit e thash edhe më herët gjithë këta formularë iu kanë nënshtruar procesimit në bazën e të dhënave dhe në bazë të procedurave sistemi nuk lejon mos përputhje në mes të votave të subjekteve dhe kandidatëve. Rekomandimi ka qenë që të gjitha këto vendvotime të rinumërohen. Stafin të cilin e ka të angazhuar KQZ-ja për të bërë rinumërimi është i obliguar që ta pasqyroj gjendjen reale çfarë është brenda kutisë së vendvotimit”, u shpreh koordinatori i QNR-së.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që pas rinumërimit të 530 vendvotimeve të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ahmetaj: Pas këtij procesi të rinumërimit do filloj numërimi i votave me kusht

“Jemi në përgatitjen e fundit të verifikimit të votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Sigurisht që pas këtij procesi të rinumërimit do të fillojmë edhe me numërimin e votave me kusht që do thotë rezultatet e vendvotimeve të rinumërimit të cilat konsiderohen finale do u bashkohen rezultateve përfundimtare”, theksoi Ahmetaj.

Lidhur me thirrjen e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka që Prokuroria dhe Policia e Kosovës të jetë prezente në QNR për të marrë prova gjatë rinumërimit, koordinatori i QNR-së deklaroi se organet e drejtësisë edhe sot kohë pas kohë janë prezente në QNR dhe me evidentimin e ndonjë mospërputhje të madhe të votave do njoftohen ato.

Ndryshe, vendimi për rinumërim të 530 vendvotimeve ka ardhur pas parregullsive që janë shfaqur të cilat u identifikuan në gjithsej 5 kategori dhe ato janë: prej tyre 149 vendvotime shkojnë në rinumërim për shkak s  shënimi është jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, 81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota, pastaj kategoria tjetër është se 89 vendvotime rinumërohen sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.

Kujtojmë që me rekomandim të QNR-së dhe vendim të KQZ-së janë rinumëruar edhe 314 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat