Hysni Gucatit i vjen një reagim i ashpër: Puthador i Kadri Veselit, ik bashkë me zëvendësin, sepse...

Aktuale

Hysni Gucatit i vjen një reagim i ashpër: Puthador i Kadri Veselit, ik bashkë me zëvendësin, sepse...

Nga: N.Sh Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:51
Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ditë më parë ka thënë se do t’i bëjë një kërkesë Albin Kurtit posa të vjen në postin e kryeministrit të Kosovës.

Kërkesa e Gucatit ndaj Kurtit do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale.

“Ky vet e ka deklaruar në Parlament: Ju duhet të luteni që unë të vij në qeveri për shkak se do ta shpërbëjmë Gjykatën Speciale. Kështu që kjo do të jetë kërkesa e parë”.

Gucati thotë se ka pasur një takim me Kurtin i cili ka qenë i shoqëruar nga Rexhep Selimi dhe i ka treguar se kërkesa e parë për të do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat.

Islami e ka quajtur puthador të Kadri Veselit, duke shtuar se Gucati dhe zëvendësi i tij nuk e përfaqësojnë asnjë veteran të luftës.

“Puthadori i Kadris! Vegël e poshtër e pushtetit, i pari qe duhet me ik është ky dhe zëvendësi i tij! Këta nuk përfaqësojnë asnjë veteran të luftës!”, ka shkruar Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat