Drejtori i Shërbimit të Departmentit të Shtetit Kostelancik: Serbia dhe Kosova nuk do duhej të humbin mundësinë

Aktuale

Drejtori i Shërbimit të Departmentit të Shtetit Kostelancik: Serbia dhe Kosova nuk do duhej të humbin mundësinë

Nga: F.B Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:25
Thaçi, Vuqiç dhe Mogherini

Kosova dhe Serbia nuk duhet të humbin mundësinë që iu është dhënë me emërimin së pari të Metju Palmer si përfaqësues special i sekretarit të shteti për Ballkanin perëndimor dhe më pas edhe të dërguarit special të administratës amerikane për dialog ndërmjet dy palëve, ka thënë për Radio Evropa e Lirë Dejvid Kostelancik drejtor i shërbimit të Departamentit të Shtetit përcjell “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar se të dy zyrtarët e lartë amerikane së bashku do të punojnë në zgjidhjen e çështjes së vazhdimit të dialogut të bllokuar, prej të cilit varet euro-integrimi I Kosovës dhe Serbisë, por nuk përjashtohet mundësia që Uashingtoni në vitin që vjen të organizoj konferencë me qëllim të arritjes së zgjidhjes.

“Edhe ambasadori Grenel si përfaqësues special i presidentit të ShBA-ve për këtë çështje me ndihmën dhe mbështetjen e Metju Palmer nga Departamenti i Shtetit, praktikisht të dy do angazhohen në këtë. Do të bashkëpunojmë ngushtë me BE, që është ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vetë prania, bisedimet dhe diskutimet do të varen nga situate, por mund të ju bind se ambasadori Grenel dhe Palmer janë të përkushtuar  duke dedikuar të gjithë kohën e vetë dhe energjinë në zgjidhjen e kësaj çështje ka thënë Kostelancik.

Në pyetjen a është e mundur mbajtja e një konference paqësore rreth kësaj çështje në vitin që vjen ai ka thënë se po është e mundshme.

“ Një mundësi të tillë e ka përmendur edhe presidenti Donalt Tram në letrën personale që ka dërguar gjatë këtij viti liderëve të dy vendeve. Kjo është një mundësi, por tash me rëndësi është që të nis dialogu dhe që të dy vendet të arrijnë përparim në çështjet që qëndrojnë ndërmjet tyre ka shtuar ai.

Ai ka përsëritur se ShBA do të jenë aty vetëm të ndihmojnë.

“Si kam deklaruar edhe më herët sipas shikimit tonë, palët nuk do duhej të humbin mundësinë, nuk duhet lëshuar rastin dhe duhet të shfrytëzojnë faktin se vëmendja e profesionistëve me përvojë i është dhënë kësaj sfide. Hapi i parë është fillimi i procesit, përkatësisht fillimi i dialogut, ndërsa më pas të dy palët të shkëmbejnë qëndrimet”, ka përfunduar biseduesi i Radio Evropës së Lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat