Kërkohet heqja e votimit me kusht

Aktuale

Kërkohet heqja e votimit me kusht

Nga: H.O. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:53
Ilustrim

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi në një postim të tij në facebook ka kërkuar që të hiqet votimi me kusht. Ai ka përmendur edhe disa aryse pse duhet të hiqet kjo mënyrë votimi.

Krasniqi thotë se përmes votimit me kusht ka më tepër mundësi të manipulohet.

Postimi i plotë:

Heqja e votimit me kusht

Sistemi zgjedhor në Kosovë ofron votimin me kusht, që nënkupton mundësinë për të votuar në një lokacion tjetër nga ai i vendvotimit përkatës.

Në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, mbi 3% e votuesve e kanë shfrytëzuar votimin me kusht. Një numër i fletëvotimeve me kusht refuzohen pasi votuesi del të ketë votuar më shumë se një herë ose nuk ka qenë në listën e votuesve.

Tash e sa vite, KQZ ofron mundësi shumë të lehtë që Online të kuptoni se në cilën qendër të votimit mund të votoni si dhe të ndryshoni atë nëse nuk është e përshtatshëm për ju në ditën e zgjedhjeve.

Kjo mënyrë e votimit është edhe një prej shkaktarëve që ndikon në vonesën e shpalljes së rezultateve, rrit koston e zgjedhjeve, si dhe është mundësi për manipulim. Prandaj, duhet seriozisht të mendohet heqja e mundësisë për votim me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat