Nëna e Astrit Deharit thotë se Prokuroria me sjelljet e fundit ia ka trazuar edhe më shumë shpirtin

Aktuale

Nëna e Astrit Deharit thotë se Prokuroria me sjelljet e fundit ia ka trazuar edhe më shumë shpirtin

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:57
Xhemile Dehari

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka thënë se nuk ka pasur nevojë që institucionet e Kosovës të ndajnë mjete financiare për të hetuar rastin e djalit të saj nëse puna do të ishte kryer me rregull.

Xhemile Dehari, në “Dossier D” ka thënë po të ishte punuar si duhet për rastin e vdekjes së djalit të saj paratë nuk është dashur të shkonin në Lozanë por t’iu ndaheshin studentëve ose të varfërve në Kosovë.

Ajo thotë se edhe raporti që është bërë nga Kosova është vonuar me muaj të tërë.

“Ne nuk e dimë çka kanë dërguar nga Kosova. Vonesa është bërë nga Kosova e jo nga Lozana”, tha ajo.

Nëna e Astrit Deharit thotë se e falënderon Lozanën për punën që e kanë kryer dhe njoftimin që e kanë bërë se puna është kryer.

Xhemile Dehari thotë se institucionet e Kosovës në vend se ta qetësonin shpirtin e saj ato e kanë trazuar edhe më shumë pasi asnjë informacion të saktë nuk i kanë dhënë e sipas saj duke u munduar të fshehin datën e ardhjes së raportit e gjëra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat