Rrëfimi i Fetah Rudit: Si tentuan të më vrisnin pas luftës

Aktuale

Rrëfimi i Fetah Rudit: Si tentuan të më vrisnin pas luftës

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:32
Fetah Rudi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Fetah Rudi, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka rrëfyer se si është plagosur në një atentat organizuar me 15 dhjetor ndaj tij.

Rudi tregoi se gjithçka ka filluar pas luftës kur Rudi zgjodhi që aktivitetin politik ta vazhdojë në LDK’në e Ibrahim Rugovës.

“Kur pas luftës fillova aktivitetin politik, unë vazhdova me LDK’në, isha në kryesinë e LDK’së, kishim presione nga eksponentët e tjerë të kthehem në PDK, megjithatë u thash se unë do të jem në LDK përfundimisht”, është shprehur Rudi.  

Ai gjithashtu tha se për kërcënime e përcjellje nga disa persona ka qenë i informuar presidenti Rugova, megjithatë ai ka kërkuar që të durohet.

“Presidenti Rugova ka qenë i informuar se dikush po na përcjell, po na kërcënon etj. Por ai nuk e ka pasur hakmarrjen si opsion, ka thënë se duhet të durojmë”, ka thënë Rudin ë T7.

Tutje, kandidati për deputet tregoi storjen se si u plagos në atentatin e 15 dhjetorit.

“Me 15 dhjetor ndodhi atentati, isha në takim me kryetarët e degëve te presidenti Rugova. Kemi përfunduar takimin, rrugës për në shtëpi në fshatin Bytyq, ka qenë një urë e granatuar nga NATO, është dëgju rafalli i armëve, menjëherë ardhur një me shpejtësi një veturë e kuqe e markës “Opel Aster”, në tejkalim e sipër shoferi dhe pasagjeri kanë shti në drejtim timin, i kam dëgjuar 4 plumba që më kanë depërtuar në krahror. Më vonë kap kuptuar se rafali i parë më ka kapur në shpinë dhe katër plumbat e revoles në kraharor”, ka treguar Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat