A do të bëhet Isa Mustafa president? Flet Lutfi Haziri

Aktuale

A do të bëhet Isa Mustafa president? Flet Lutfi Haziri

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 00:06
Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Nënkyretari i LDK-së, Lufti Haziri tha sonte se nuk është diskutuar posti i presidentit për mandatin e ardhshëm, pasi që sipas tij në fokus është formimi i qeverisë.

Megjithatë ai shtoi se LDK-ja do t’i bënte nderë Kosovës nëse Isa Mustafa do të zgjedhej president.

“Unë se kisha përjashtu asnjëherë, pse duhet me u përjashtu, për diçka që ka me ndodhë brenda një viti pse duhet me u përjashtu, por kjo është çështje që ka me ndodh në ekipe që ne i kemi mandatu me i punu”, tha Haziri.

Ai tutje foli edhe idenë e presidentit aktual Hashim Thaçi, që të bëhet ndryshim kushtetues dhe presidenti të zgjedhet përmes votës së qytetarëve. Haziri tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kërkesa nuk ka funksionuar.

“Derisa e kemi këtë sistem zgjedhor, pa LDK-në nuk është zgjedh asnjë president asnjëherë, kështu që nuk ka me ndodh me u zgjedh as i ardhshmi, kështu që LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme mund ta ketë edhe nominimin edhe rolin kryesor në zgjedhjen e presidentit prapë.”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat