Publikohet foto ku Nisma-AKR kishin vetëm 1 votë, por pas rinumërimit u bëhen 50

Aktuale

Publikohet foto ku Nisma-AKR kishin vetëm 1 votë, por pas rinumërimit u bëhen 50

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 00:45
Fotoja e publikuar

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit mes tri partive politike, Nisma –AKR-PD, Myzejene Selmani, ka publikuar një fotografi fillimisht ky koalicion kishte marrur vetëm një votë në një qendër të vendvotimit në Drenas.

Por në foton e publikuar shihet se pas fotografisë, ky koalicion ka marrur 50 vota nga ky vendvotim.

Kujtojmë se ky koalicion është duke luftuar për ta kaluar pragun zgjedhor në mënyrë që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e radhës.

Ja shkrimi i saj:

Duke parë gabimit në numrim votave vetëm mbrenda një kutie.KQZ si organ i Pavarurë Kushtetues e cila paguhet nga taksat e qytetarëve në udhëheqje të zonjës Valdete Dakaj e cila i ka njohuri shumë mirë të ligjeve .Kërkoi që vullneti i qytetarëve tē Kosovës të rinumrohen të gjitha kutit.

Kjo u pa që nuk funksionon numrimi në KKZ por duhet numrohen çdo here në QNR dhe të jetë e pajisurë me kamera .Urojē qē votat e AKR-Nismës -PD të jenë transparente .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat