Petroviq: Për “Listën Serbe” votuan edhe të vdekurit, kemi dëshmi - Bota Sot
Petroviq: Për “Listën Serbe” votuan edhe të vdekurit, kemi dëshmi

Aktuale

Petroviq: Për “Listën Serbe” votuan edhe të vdekurit, kemi dëshmi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 07:23
Ilustrim

Kryetari i partisë serbe të Kosovës, SLS, Sllobodan Petroviq ka folur për deformime të mëdha të rezultatit të zgjedhjeve në zonat serbe të Kosovës.

Petroviq   ka thënë se zgjedhjet as për së afërmi nuk kanë qenë demokratike.Ai ka thënë se në zgjedhje kanë votuar edhe të vdekurit dhe për këtë është dashur të prezantohen edhe fotografi nga varrezat.

“Në listën e votuesve kanë qenë 28 persona të vdekur. Personit që ka vërejtur manipulimin i janë kërkuar dëshmi brenda 24 orëve. Ai dëshmi me letra nuk mund të gjente dhe ka shkuar në varreza dhe i ka fotografuar një nga një dhe i ka dërguar në atje. Ata kanë mbetur pa fjalë nga ky veprim dhe kanë thënë: Ne ju kuptojmë, por për ne këtë persona janë të gjallë pasi na nevojiten certifikatat e vdekjes së tyre që ka lëshuar Republika e Kosovës. Por ata kanë vdekur para 20 viteve”, tregon Petroviq në tv dukagjini.

Kryetari i SLS-së thotë se për 24 orë në Kosovë është shumë e vështirë të nxjerrësh certifikatat e vdekjes të dikujt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat